Forcat izraelite arrestuan 2 palestinezë në qytetin Qalqilya në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtarët bastisën qytetin Qalqilya dhe vendosën snajperët e tyre në ndërtesa.

Ushtarët izraelitë, të cilët rrethuan disa lagje, kanë arrestuar deri tani të paktën 2 persona. Më tej thuhet se vazhdojnë bastisjet e forcave izraelite, të cilat kontrollojnë shtëpitë dhe inspektojnë automjetet palestineze.

Ministria palestineze e Arsimit dhe Trajnimit njoftoi se mësimi do të mbahet online për shkak të bastisjes.

Forcat izraelite bastisën qytetin dhe kampin e Jeninit në mëngjes. Një palestinez u plagos në përleshjen që shpërtheu mes forcave izraelite dhe palestinezëve që reaguan në rajon. Ushtarët kanë dëmtuar edhe infrastrukturën.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa