Fredi Beleri vijon betejën me drejtësinë. Fituesi i zgjedhjeve të 14 majit është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.
Beleri u arrestua për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK.
10 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin Fredi Belerit, si kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili fitoi përballë kandidatit të PS Jorgo Goros.
Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës. Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë procedurale, betimin para Këshillit Bashkiak.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor.