Një 36-vjeçar në Tiranë është nën hetim pas akuzës për prishje të qetësisë publike.

 

Ai është menaxher i një lokali në kryeqytet ku pajisjet muzikore u sekuestruan.

 

Njoftimi i policisë:

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

 

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Foto Xhavella”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

 

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin L. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.