Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka refuzuar ta komentojë anullimin e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

 

Osmani tha se kjo është çështje mes dy qeverive, teksa shtoi se Kosova e Shqipëria duhet të ulën bashkë.

 

Sipas saj, Kosova dhe Shqipëria e kanë si detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën jo vetëm kur ka sfida, por edhe kur nuk ka.

 

“Jam e bindur se Kosova e Shqipëria do të ulën bashkë, duhet të ulën bashkë. Jo vetëm që e kemi detyrim si dy vende që janë fqinjë, por si dy motra. Është detyrim kombëtar të punojmë me njëra-tjetrën edhe kur nuk kemi sfida, por sidomos kur kemi sfida”, tha Osmani, njofton klankosova.

 

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për arrestimin e kreut të MbrojtjesCivile, Milun Milenkoviq, për të cilin tha se nuk duhet ta përziejmë një grup i cili udhëhiqet nga kriminelë e që janë edhe nën sanksione ndërkombëtare.