Një 37-vjeçar shqiptar i dënuar me 6 vite burg në Itali për dhunë seksuale dhe plagosje me dashje ndaj ish-bashkëshortes, tentoi të arratisej drejt Shqipërisë, por është arrestuar nga autoritete italiane.

 

 

Aktualisht, ai ndodhet në Itali, ku do të vuajë dënimin me burg. Ndalimi i tij u bë në datë 10 shkurt.

 

Mediat italianë shkruajnë se 37-vjeçari do të vuajë dënimin në burgun e Civitavecchia-s, ndërsa hetimet nga policia kanë filluar që në verën e vitit 2018 pas denoncimeve nga bashkëshortja.