Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku u regjistrua një shpërthim me tritol.

 

Makina e një biznesmeni nga Vlora i shkatërrua nga lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz. Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar

 

 

Po ashtu raportohet se autori ka qenë i maskuar, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e tij./BW