Tre zyrtarët policorë të arrestuarit nga policia serbe në Merdare janë liruar nga paraburgimi. Lajmi u konfirmua nga familjari i njërit prej policëve të arrestuar për gazetën Nacionale.

 

“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.

 

Vendimi është marr pas seancës gjyqësore e cila sapo ka përfunduar në Gjykatën e Kurshumlisë. Ata po mbaheshin të ndaluar që nga 13 qershori.