Në Gjykatën Speciale ka nisur sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Në nisje të seancës Prokuroria lexoi edhe një herë paragrafët e aktakuzës së ndryshuar ndërsa janë pyetur ish-krerët e UÇK nëse e kuptojnë aktakuzën e ndryshuar.

 

I pari u pyet ish-presidenti Hashim Thaçi. “E kuptoj aktakuzën, jam plotësisht i pafajshëm”, kështu ka deklaruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi teksa u pyet nga gjykatësja.

 

Më pas ish-kreu i Kuvendit Kadri Veseli shprehi paknënaqësinë e tij me vonësen 1 veçare e gjysmë të procesit.

 

“Veseli, e kuptoj, shpreh pakenaqësinë time për një vonesë 1 vjeçare e gjysmë”, deklaroi në pyetjen e bërë se a e kupton aktakuzën e ndryshuar.

 

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzë”, u shpreh edhe Rexhep Selimi.

 

Më pas, Jakup Krasniqi tha se nuk ka lidhje me asnjë nga pikat e aktakuzës që i lexoi prokurorja.

 

“E kam vështirë ta kuptojë aktakuzën dhe mënyrën si është përpiluar, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën që i lexoi prokurorja para pak kohës”, tha ai.

 

“E kuptoj ashtu siç është por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Plotësisht i pafajshëm”, u deklarua Krasniqi.

 

Në senacën e sotme Prokurori i specializuar fillimisht do të mbajë deklaratën e tij. Gjyqtarët i kanë caktuar atij një afat prej pesë orësh për të përmbledhur rastin që synon ta paraqesë.

 

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

 

Në ditët në vijim do të mbahen edhe fjalimet e avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.