Policia e Kurbinit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. I arrestuari është identifikuar si Ermal Zeneli alias Xhemal Karaj, 30 vjeç, banues në Kurbin.

 

Gjykata e Udines në Itali, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 9 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale: “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja dhe shitja e sendeve të vjedhura” dhe “Kërcënimi ndaj oficerit të Policisë”.

 

30-vjeçari ka vuajtur vetëm 4 muaj nga dënimi i marrë. Vijojnë procedurat në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.