Një sherr mes disa gjimnazistëve ka ndodhur ne qytetin e Fierit, ku një 16-vjeçar është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi ka goditur me grushte një bashkëmoshatarin e tij në ambientet e gjimnazit.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.