Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë natës në Astir, ndërsa dyshohet se ishte e qëllimshme.

 

 

Sipas policisë rreth orës 01:35, Elidon Mata, ka njoftuar policinë se se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar në pjesën e përparme, automjeti i tij.

 

Sipas burimeve dyshohet se është aktivizuar një lëndë plasëse në zonën e motorit, ndërsa policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të dëmtimit të automjetit.

 

 

“Më datë 16.06.2023, rreth orës 01:35, shtetasi E. M. ka njoftuar Policinë se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar lehtë, në pjesën e përparme, automjeti i tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të dëmtimit të automjetit”,  thuhet në njoftimin e policisë.