Ditët e fundit Sllovenia po përballet me përmbytje katastrofike, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha por edhe viktima.

 

Në këtë vështirësi nuk kanë munguar edhe mbështetja për qytetarët slloven. Një nga ata që ka shprehur dëshirën për të ndihmuar ka qenë edhe një djalë shqiptar, i cili është pronar i një furre buke.

 

Alban Memqaj, nga Kosova, ka ofruar bukë falas për të gjithë ata që kanë nevojë.

 

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

 

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

 

I riu ka ofruar ndihmën e tij edhe pse Sllovenia është një shtet me standard të lartë jetese. Ditën e djeshme, kryeministri slloven tha se dëmet nga përmbytjet katastrofike mund të kalojnë 500 milonë euro.