3 persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës . Policia bën me dije se pasi biznesmeni nuk ka pranuar të tërhiqet këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.
Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga kontrollet e bëra janë sekuestruar 8 aparate celularë dhe automjeti i përdorur nga autorët.
“Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare”, tha policia.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.