Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur dhe arrestuar në Dibër.
M. S., banues në Bulqizë, kërkohej pasi në bashkëpunim me shtetasin V.M, i cili rezulton i arrestuar më parë, ka qenë i përfshirë në një rast të shitjes së lëndëve narkotike, rast ky i goditur më parë nga policia.
Gjykata e Dibrës i kishte caktuar atij masën “Arrest me burg”.
Sipas policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Gjithashtu një tjetër person është arrestuar në Dibër. 69-vjeçari G.Gj., banues në Maqellarë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l.
Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.