Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale.

 

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës thikë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar derën e dyqanit të një shtetasi dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

 

– D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë;

 

 

– Sh. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

 

– R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur biçikletën një shtetaseje;

– M. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin L. A., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.