Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar këtë të hënë në selinë blu, ku ka takuar në selinë blu kreun e PD, Sali Berisha.

 

Në një prononcim të shkurtër për mediat Meta tha: Me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve që duan një shtet të së drejtës dhe duan të respektohen të drejtat e tyre që shkelen çdo ditë. Është e qartë që ne do të ecim në rrugët e protestave, protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi. Që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në kontinent, më i polarizuar se çdo vend tjetër, paratë në vend që të shkojnë për qytetarë, shkojnë për të blerë McGonigalët e Rossinët. Kemi rënë dakort për shumë çështje të rëndësishme, do të dalë edhe Berisha të flasë me ju. Absolutisht do të kemi për qëllim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz”.

 

Takimi vjen vetëm një ditë pasi PD e drejtuar nga Berisha dhe Partia e Lirisë, kanë përfunduar procesin e dërgimit të anëtarëve të komisioneve të administrimit zgjedhor për procesin e 14 majit.