Moti ekstrem përfshiu vendet e Amerikës Latine këtë javë, duke variuar nga kushtet e acarta dhe bora tek vapa përvëluese.

 

Rajoni më i madh bujqësor i Bolivisë, Santa Cruz u godit papritur, nga një stuhi bore dhe akulli, që shkaktoi dëme të mëdha në të mbjella. Po ashtu në rajonin e njohur për prodhimin e verës të Tajira, temperaturat ranë nën zero.

 

Nga ana tjetër, një vale të nxehti mbërtheu Meksikën, me temperaturat që i kaluan 45 gradë celsius në shtetet veriore si Nuevo Leon dhe 35 gradë, në qytetin e Meksikos.

 

Në kryeqytet, qytetarët e kërkuan shpëtimin nga vapa në shatërvanët publikë dhe çadrat.