Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë dhe më pas u zhvillua takimi mes dy delegacioneve.

 

Kryeministria njoftoi se në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve, gjatë takimit të sotëm u nënshkruan memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për zhvillimin e një bashkëpunimi më të madh në fushën e integrimit europian.

 

Po ashtu, u nënshkrua dhe Memorandumi i Mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të ujit ndërmjet Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Shqipërisë dhe ministrisë së Brendshme të Hungarisë.