Ditën e sotme u shpërnda masivisht në mediat sociale e në media një video skandal i kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjiti, ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së tij.

 

 

 

Mësohet se vajza protagoniste në video, është shtetasja me inicialet A.K., me origjinë nga Berati dhe vendbanim në Durrës.

 

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se vajza është thirrur nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, pasi SPAK ka nisur tashmë hetim ndaj zotit Gjici.

 

Kujtojmë se pas bërjes virale të videos, Gjici ka dhënë dorëheqjen nga posti i qytetarit të parë të Kukësit, post në të cilin u rikonfirmua edhe në “Lokalet” e 14 majit.

 

Ai kërkoi ndjesë, ndërsa shtoi se kishte rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përball në zgjedhje.

 

Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori vendimin për shkarkimin e tij.