Ish-këshilltari i KFOR-it, Alessandro Politi është shprehur se rrëmbimi i tre policëve në veri të Kosovës është ngjarje që rëndon politikën.

 

 

Ai tha në Euronews se dialogu ka qenë gjithnjë i vështirë mes të dyja palëve, por më parë të dyja palët shiheshin si përgjegjëse.

 

“Këto lloj incidentesh mund të ndodhin dhe ja që ndodhi. Nuk them se do ndodhin sërish, por thashë se fatkeqësisht ndodhi. Për sa kohë ka pasur patrullime të përbashkëta midis KFOR-it dhe policisë së Kosovës rreth zonës së demilitarizuar të 1000 metrave, të kufirit, sepse ka pasur marrëveshje të sakta dhe ka pasur dhe procedura të përcaktuara. Ky është fatkeqësisht një fakt. Fakti që ndodhi dhe tani sigurisht komplikon situatën politikë, por çdo institucion dhe qeveri duhet të bëjë zgjedhjet e vet”, u shpreh Politi.

 

Ish-këshilltari i KFOR-it shtoi se është i shqetësuar për faktin që SHBA-ja ndaloi pjesëmarrjen e Kosovës në Defender 23 dhe që BE-ja ka paralajmëruar sanksione.

 

“Shpresoj që një negociatë e mirë politike mund të kthejë balancën sepse jam i sigurt që të dy vendet kanë nevojë të kenë një qasje të përbashkët euro atlantike” , deklaroi Politi.