Policia Rrugore e Tiranës vijoi kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Policia njoftoi se janë arrestuar dhe proceduar 24 shtetas për drejtim automjeti, në gjendje të dehur, pa lejedrejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
▫️Po ashtu, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative, 120 masa administrative për xhama të errësuar, 278 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara.
▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
▫️Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
▫️222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
▫️2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
▫️Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve, 252 masa administrative, për parakalime të gabuara, janë bllokuar 19 automjete.