Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës sqaroi sot se ka ushtruar kontroll të menjëhershëm pasi media publikoi lajmin për disa shpërthime në një gurore në fshatin Halilaj, Krujë.

 

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se kjo gurore është e mbyllur që në muajin janar të këtij viti, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjithashtu, që në muajin janar në asnjë prej guroreve që u janë revokuar lejet e shfrytëzimit në zonën e mbrojtur Krastë-Verjon në Krujë, nuk ka pasur punime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.