Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. E., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: R. S., 40 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

 

– V. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

 

– G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga;

 

– N. K., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, sekuestruan pasuri të palujatshme në pronësi të shtetasit A. K., konkretisht një apartament dhe një garazh në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.