Policia e Shkodrës ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi në vitin 2020 tentoi të vriste një person me armë zjarri.

 

Mësohet se në pranga ka rënë Brisel Kurtmeta, banues në lagjen “Guerrile” të Shkodrës. Para tre viteve, Kurtmeta tentoi të vriste një person që kishte konflikt, por qëlloi me armë një kalimtar të rastit që nuk kishte lidhje me konfliktin.

 

29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.