Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 45-vjecar ka humbur jetën pasi u fut me makinë në korsinë e kundërt.

 

 

Sipas mediave greke aksidenti rrugor ka ndodhur pak pas orës 06:00 në aksin vertikal Ormeni-Ardani jashtë Psathades, ku dy mjetet u përplasën kokë më kokë.

 

 

Drejtuesi 45-vjeçar ka hyrë në korsinë e kundërt dhe si pasojë është përplasur kokë më kokë me makinën e cila po lëvizte normalisht në drejtim të Didymoteicho.

 

45-vjeçari që humbi jetën ishte ushtarak që shërbente në një repart në zonën e Suflit.