Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shkaktoi një aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Durrës.

 

 

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Ensid Hasanllari, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35-vjeçari Visar Meshi.