Mbi 70 punonjësve të revoltuara të një fasonerie private në Fier janë ngritur sërish në protestë mëngjesin e kësaj të hëne. Ato protestojnë pasi kanë dy muaj që nuk kanë marrë pagat edhe pse ua kishin premtuar.

 

Ato kanë ngritur shqetësimin se prej gushtit te vitit te kaluar kane patur vonesa  të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare.

 

Të ndodhura në vështirësi ekonomike familjare punonjëset e larguara nga puna kanë kërkuar njëzëri ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për zgjidhjen e kësaj situate, teksa kanë theksuar se deri më tani kjo kërkese e tyre nuk është dëgjuar.

 

Bashkëpronari shqiptar sipas punonjëseve , eshët administrator i fasonerisë turke. Sipas tyre, ai ka premtuar se do ua japë pagën që u detyrohet, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Nisur nga këto rrethana, gratë e fasonerive kanë protestuar sot për të drejtat e tyre. Protestës i është bashkëngjitur përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve të fasonerive, Alfred Bushi. Ai e ka cilësuar skandal faktin që asnjë institucion i shtetit nuk ka reaguar.

 

Ndërkohë protestueset thanë se nuk do të tërhiqen derisa kauza e tyre të triumfojë.