Deputetja Jorida Tabaku në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, është shprehur se numri i të papunë është i lartë.

 

“Ka një problem shumë të madh me tregun dhe çfarëdo që ju të bëni apo kërkoni, kjo është një çështje që lidhet me tregun dhe me konkurrencën dhe me dëshirën që sot të rinjtë nuk po e shfaqin për t’u punësuar në Shqipëri, por preferojnë të largohen. Kjo lidhet më situatën në përgjithësi, kështu që duhet ta shikojmë më gjerë sesa ndryshime të një ligji që ka ardhur pak vite më parë, është ndryshuar, po kërkoni të ndryshohet sërish sepse skema, fondi i garancisë nuk po funksionon”, ka thënë Tabaku.

 

Gjithashtu Tabaku shprehet se nga ana e qeverisë nuk ka asnjë politikë për të ndaluar emigracionin.

 

Pjesë nga fjala e Tabakut:

 

Kam disa shqetësime që lidhen me tregun dhe me mënyrën sesi funksionojnë skemat e punësimit. 10% e të rinjve përfitojnë nga skemat ose që janë të regjistruar të paktën 10% e të rinjve të cilët nuk janë as në arsim, as të punësuar.

 

Duke pasur parasysh që norma tek relacioni thotë 27.8%, zv. Ministrja tha shifër tjetër 26.1%, por e zëmë që është kjo % e të rinjve që nuk janë as në shkollë, as në punë, pra pothuajse 1 në 3, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 13% që është gjysma e kësaj. Duke pasur parasysh që ka një gamë kaq të madhe punëkërkuesish, 70.000 të cilët janë të regjistruar në Zyrat e Punës, të gjitha propozimet që bëni këtu më duken, që nuk ka pse ti kundërshtojmë pasi nëse bëhet diçka që mund të ndihmojë tregun le ta mbështesim dhe mos të kemi asnjë kompleks, por më duken të gjitha “kozmetikë”!

 

Asgjë në vetvete nuk e ndryshon thelbin apo faktin që sot pjesa më e madhe e të papunëve janë të gjithë të rinj. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë që 17.000 persona që kanë hyrë në tregun e punës në tremujorin e fundit janë të moshës mbi 65 vjeç. Prandaj duhet të ngremë pikëpyetje mbi efektivitetin e këtyre skemave nga ana e ministrisë. A ka menduar Ministria diçka që lidhet me stimulimin e sektorëve që sot janë sektorë të kërkuar, p.sh. teknologjia e informacionit, mbështetja e bizneseve në këtë fushë, agroturizmi apo turizmi në përgjithësi, që mund të jenë sektorë që mund të ketë pak më shumë kërkesë se për të tjerët, përsa i përket skemave të garancisë I referohem këtu.

 

Ka një problem shumë të madh me tregun dhe çfarëdo që ju të bëni apo kërkoni, kjo është një çështje që lidhet me tregun dhe me konkurrencën dhe me dëshirën që sot të rinjtë nuk po e shfaqin për t’u punësuar në Shqipëri, por preferojnë të largohen. Kjo lidhet më situatën në përgjithësi, kështu që duhet ta shikojmë më gjerë sesa ndryshime të një ligji që ka ardhur pak vite më parë, është ndryshuar, po kërkoni të ndryshohet sërish sepse skema, fondi I garancisë nuk po funksionon.

 

Nëse është e nevojshme ndryshimi për të përfituar nga fondet e IPA III për Ballkanin Perëndimor për punësimin e miratojmë që të gjithë bashkë, por unë besoj që duhet të kuptoni që këtu ka nevojë për një strategji punësimi inovatore, sepse këta të rinj që 1 në 3 është pa punë dhe pa shkollë, 1 në 3 largohet nga Shqipëria duhet të jenë një kambanë alarmi për qeverinë.

 

Cilat janë masat që po merrni? Këto skema qartësisht nuk kanë rezultat optimist pasi vetëm kanë 4.000 të punësuar në vit. Ka një problem që duhet parë ndryshe. çfarë po bëni për punësimin e të rinjve që janë nga zonat që kanë një masë të lartë largimi? I referohem qarkut të Dibrës dhe të Kukësit, ku atje norma është më e lartë, 1 në 5 dhe 70% nga 40% e qytetarëve që donin të largoheshin nga Kukësi ishin të rinj.

 

Çfarëdo skeme që të bëni me 4.000 veta të punësuar në vit nuk I jep zgjidhje probleme të punësimit, ka lidhje me tregun, me konkurrencën, ka lidhje me meritokracinë në sektorin publik dhe privat, pra ka diçka që nuk funksionon.