Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu dhimbjen e tij që kryeministri sllovak, Robert Fico, me të cilin ai punoi si homolog për shumë vite, u plagos në një sulm të armatosur dhe dha një mesazh solidariteti me familjen e tij dhe popullin sllovak.

Stoltenberg foli në hapjen e Takimit të Shefave të Shtabit të NATO-s në selinë në Bruksel, ku mori pjesë për herë të fundit pasi detyra e tij do të përfundojë më 1 tetor.

Stoltenberg, i cili i kushtoi një pjesë të fjalimit të tij plagosjes së kryeministrit sllovak Fico në një sulm të armatosur dje, tha: "Kam punuar me të për gati 20 vjet. Ne ishim homologë vite më parë kur ishim të dy kryeministra. Ky sulm na tronditi dhe na tmerroi".

"Është një sulm kundër çdo elementi të demokracisë. Ne mund të kemi mendime të ndryshme në demokraci, por dhuna është e papranueshme. Mendimet tona janë me kryeministrin Fico, familjen e tij dhe popullin sllovak", tha Stoltenberg.

Kryeministri sllovak Robert Fico u plagos në një sulm të armatosur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur dje në qytetin Handlova të vendit të tij dhe u shtrua në spital./aa