Një tjetër parcelë e kultivuar me kanabis është shkatërruar nga policia në Krujë.

 

Bëhet me dije se 500 bimë kanabis ishin kultivuar afër një banese në Kodër-Mazhë, Krujë. Policia asgjësoi lëndën narkotike, ndërsa arrestoi dhe autorin e veprimtarisë kriminale.

 

Agron Hoxha, 52 vjeç u arrestua në fazën e 16-të të megaoperacionit policor “Territor i pastër”.

 

“Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit A. H., në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies,” – thuhej në njoftimin e policisë.

 

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis.