Tjetër operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar 3 shtetas, gjatë një operacioni në disa fshatra të thellë të zonës së Maliqit.
Sipas informacioneve, të arrestuarve u janë gjetur rreth 1.5 kg kanabis, po ashtu edhe armë gjahu pa leje.
Ndalimi i personave është bërë me urdhër gjykate, pasi nga hetimet janë gjetur fakte që të ndaluarit merreshin me kultivim të bimëve narkotike. Vijojnë kontrollet në banesa, dhe po ashtu identifikimi i personave të tjerë të përfshirë.