Policia e Shtetit ka hasur në rezistencë nga banorët brenda kampit MEK, gjatë kontrollit pas një urdhri nga Gjykata e Lartë.

 

 

Zëdhënësi i shtypit të kampit Ashraf tha se njëri prej banorëve është vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

 

Drejtori i shtypit në Ashraf, Shahriar Kia tha: Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë. Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.

 

 

Sipas informacioneve, ka tensione në hyrje të kampit, ku anëtarë të MEK po protestojnë ndaj situatës së krijuar brenda kampit nga kontrollet policore dhe humbja e jetës së njërit prej tyre.

 

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

 

I përfshirë në operacion është edhe antiterrori. Burime policore bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve është në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe për parandalimin e sulmeve kibernetike.

 

Shumë nga banorët e kampit, ku strehohet opozita iraniane janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dhe po kthehen sërish në kamp.