Pas provimeve të maturës shtetërore, këtë të martë kanë nisur të testohen nxënësit e klasave të nënta.
29881 nxënës zhvilluan sot provimin e gjuhës shqipe. Ashtu sikurse matura, sërish teza u publikua në rrjetet sociale.
Ndërkohë, provimi i radhës do të jetë ai i matematikës në 23 qershor. Ndërsa në 26 qershor, do të zhvillohet testi i gjuhës së huaj.