Aksi rrugor Mirakë-Elbasan po riparohet për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe rritur sigurinë rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vazhdon puna me intensitet të lartë, me mjete dhe me forca të shtuara punëtore për riparimin e plotë të këtij aksi.
Sipas ARRSH-së, puna po realizohet me segmente pjesore për të mos sjellë probleme me qarkullimin.
“Me përfundimin e këtyre punimeve do të lehtësohet lëvizja e mjeteve dhe do të rritet siguria rrugore”, thotë ARRSH.