Brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, policia gjeti disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.

 

Burime për Klan News bëjnë të ditur se nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja.

 

Qëllimi i kontrollit të policisë me urdhër të SPAK dhe GJKKO, ka qenë sekuestrimi i pajisjeve.

 

Brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë ato kishin krijuar një qendër hakerash me të cilën kryenin sulme kibernetik në institucionet e huaja.