Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës.

Në mesazhin e urimit, Brahimaj shprehu bindjen se Spiropali me urtësinë, mençurinë e aftësinë që e karakterizon, do t’ia dalë mbarë si kurdoherë edhe në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë.

“E nderuar Znj. Spiropali, Urime për zgjedhjen dhe emërimin Tuaj në krye të parlamentit shqiptar. Kam bindjen se me urtësinë, mençurinë e aftësinë që ju karakterizon, do t’ia dilni mbarë si kurdoherë edhe në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë”, shkruan ai.

“Ju shpreh urimet e konsideratat e mia më të larta dhe ju siguroj që mbështetjen time dhe të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do ta keni përherë. Zoti ju lehtësoftë çdo vështirësi, ju ndihmoftë në hapa të sigurta e ju nxjerrtë përherë faqebardhë! Zoti ju bekoftë! Amin!”, përfundon mesazhin e urimit Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj./ata