Policia në Malia të Kretës arrestoi një 42-vjeçar shqiptar pasi partnerja e tij u ankua se e kërcënoi se do t’i vriste foshnjën.

 

 

Sipas nënës 40-vjeçare shqiptare, 42-vjeçari nën efektin e alkoolit ka kërcënuar se do të vriste foshnjën pasi po qante.

 

 

Kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në vendin e treguar nga 40-vjeçarja, gjetën gruan që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.

 

Denoncuesja 40-vjeçare ka shkuar në komisariat të mërkurën dhe ka pohuar se 42-vjeçari e ka bërë për herë të parë, se është djalë i mirë, se punon dhe sjell para në shtëpi.

 

42-vjeçari u la i lirë, por po ndiqet administrativisht pasi u konstatua se nuk disponon dokumente për të qëndruar në vend.