Yilmaz Vural, drejtori teknik i Yeni Malatyaspor, portieri i të cilëve, Eyup Ahmed Turkaslan, u gjet i vdekur nga pasojat e tërmetit në Turqi, konfirmoi lajmin gjatë një paraqitje në televizionin turk.

Në një program special kushtuar tërmetit në televizionin turk “Show”, Vural konfirmoi se Turkaslan vdiq në tragjedinë që goditi këtë vend.

Prezantuesja Didem Arslan Yilmas që foli me Vuralin fillimisht ia kapi kokën, pas së cilës ajo hoqi syzet me lot në sy, ndërsa Vurali ishte pothuajse duke qarë në sfond.

 

Gjatë ditës pati shumë informacione kontradiktore për gjendjen e Turkaslanit, pasi raporti fillestar se ai kishte vdekur u mohua, por shpresa shumë shpejt u zëvendësua nga trishtimi, pasi klubi konfirmoi se ai kishte ndërruar jetë.

 

Natën mes të dielës dhe të hënës, Turqia u godit nga një tërmet shumë i fortë, me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ku humbën jetën mbi 5000 persona. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Didem Arslan Yılmaz’la (@didemarslanyilmazlavazgecme)