Një tornado goditi Misisipin të premten mbrëma duke sjellë 26 viktima, dhjetëra të plagosur dhe shkatërrim.

 

Kamerat brenda ambienteve të një gjimnazi tregojnë se si çatia u shemb brenda, ndërsa nëpër korridore “fluturonin” mbeturina.

 

Në një deklaratë të shtunën në mëngjes, menaxherët e shkollës së mesme thanë: “Shpresojmë që të gjithë të jeni të sigurt nga kjo fatkeqësi e tmerrshme.

 

“Studentë dhe prindër, ju lutemi mos vini në shkollën e mesme Amory këtë fundjavë për shkak të mundësisë së rrjedhjeve të shumta të gazit. Kemi njerëz për të zgjidhur problemin.”

Guvernatori i Misisipit Tate Reeves shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha qarqet e prekura të shtunën dhe u kërkoi njerëzve të luten për viktimat dhe të dashurit e tyre. Është tornadoja më vdekjeprurëse që ka goditur shtetin në më shumë se një dekadë.