Pas largimit të Ardian Çelës nga OSHEE, te cilit i përfundoi mandati, Enea Karakaçi është emëruar drejtuesi i ri.

 

Sipas reporttv, Karakaçi ka mbajtur postin e juristit në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

 

Në 2013 nga ERE u transferua te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

 

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.