Studentët e mjekësisë kanë dalë sërish në protestë sot, duke kundërshtuar propozimin e ministrisë për një kontratë punë tre vjeçare në Shqipëri, ose të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh.

Sipas tyre, ata janë të bashkuar në protestë dhe nuk ka tentativa për t’i përçarë.

 

Studentët deklaruan se kanë biseduar me ministrinë, por nuk kanë arritur në asnjë konkluzion, ndaj janë në nivelet e protestave.

 

“Nuk ka konsultime, nuk ka pasur tentativa për diskutime. Ne kemi mbetur në nivelin e protestave pa përgjigje. U dërguan emaili tek të gjithë studentët dhe sipas dëshirës janë mbledhur për ta diskutuar”, tha një student.

 

Pyetje: Ka tentativa për të përçarë protestën?

 

Studenti: Nuk mund të them këtë, ne kemi treguar që jemi të bashkuar. Nuk mund të na përçajnë. Dua të sqarojmë opinioni publik, ne po luftojmë për një të drejtë, jo për tu larguar nga vendi, por një të drejtë që e gëzojnë të gjithë, e drejta për të punuar aty ku kanë dëshirë.

 

 

Në kundërshtojmë propozimin e ministrisë dhe tarifën prej 5 mijë euro. Në do vazhdojmë me protesta dhe protestat nuk do të ndalen derisa ky propozim të hidhet poshtë.