Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka arrestuar dy persona që po drejtonin automjetin e tyre nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Përmes një njoftimi për mediat, Policia Rrugore e Tiranës bëri me dije se në total gjatë këtij viti janë 26 drejtues mjetesh të arrestuar për drejtimin e mjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

 

“Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L”, njofton Policia.

 

“Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin ‘AquilaScan’, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, përfundon Policia.