Policia e Elbasanit ka bërë me dije se një 20 vjeçar me inicialet F.M., ka përplasur një të mitur.

 

 

Fatmirësisht 9-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

“Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 9 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.