Një shtetase polake ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, të Durrësit. Si pasojë e plagëve të marra 55-vjeçarja me inicialet B. V., ka humbur jetën.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.