Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë të premte është ndalur sërish në situatën në Veri të Kosovës dhe ka bërë me dije se i ka dërguar një letër Macron, Scholz dhe presidentit të KiE, Charles Michel për zbatimin e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.

 

“Dua t’iu informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete, të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos” – u shpreh Rama.