Kryeministri Edi Rama në Episodin e 12-të të podkastit ‘’FLASIM’’ kishte të ftuar këngëtaen Elvana Gjata, përpara koncertit të saj madhështor në stadiumin “Air Albania”.

 

Kryeministri Edi Rama: Episodi i 12-të i podkastit ‘’FLASIM’’ lindi nga një mesazh në celularin tim. Një ftesë e pazakonshme, në mesazh më shkruante se në këtë pikë jemi njësoj, një dekadë unë dhe një dekadë ti, thashë ta ftoj Elvana Gjatën për të kuptuar se ku jemi njësoj.

 

Elvana Gjata: Përshëndetje! Mirë se të gjeta zoti kryeministër! Është kënaqësi shumë që jam këtu!

 

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit dhe të flasim pak si fillim për dekadën e njësojtë, sepse vetë e shkruajte. Ja ku je tani, shpjegohu.

 

Elvana Gjata: Kanë qenë 2 dekada në fakt të mbushura plot me emocione, sakrifica, luftë, ulje-ngritje, por ja që ja kam dalë dhe jam, në fakt, ndoshta se kam thënë asnjëherë këtë për veten, publikisht, por jam shumë krenare për veten, për gjithë punën që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe qëndroj sot përballë publikut. Ndihem e fituar.

 

Kryeministri Edi Rama: Dy dekada, por në mesazh flisje për një dekadë, kështu që shpjego dekadën. Se këtu nuk i iket kollaj pyetjeve, kështu që shpjego dekadën. Shpjego 2013-2023-shin.

 

Elvana Gjata: Ka një gjë, menaxherit tim nuk i pëlqen të them që kam 19 vite karrierë se do që të dukem gjithmonë e re, por kjo është e vërteta që mu bënë shumë vite karrierë dhe punë.

 

Kryeministri Edi Rama: Domethënë ky është një truk si ata që i ulin vitet në certifikatë.

 

Kryeministri Edi Rama: Në fakt, kur unë e përcolla mesazhin te realizuesit e podkasit, më thanë që ti nuk bën intervista.

 

Elvana Gjata: Po, është e vërtetë.

 

Kryeministri Edi Rama: Tani, pse e pranove të vish këtu, ndërkohë që nuk jep intervista?

 

Elvana Gjata: Po një herë në jetë ndodh që një kryeministër bën një podkast edhe kemi siç e thashë dhe në mesazh, ndajmë të dy sukses në karrierat tona dhe do kisha shumë kënaqësi që të flisja për disa gjëra që ndoshta nuk i kam prekur më parë.

 

Kryeministri Edi Rama: Unë kam bërë disa gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë. Pastaj, të tjerët i kanë marrë dhe i kanë bërë shumë herë në jetë. Kështu thoshin edhe kur unë vesha atlete me kostum. Pastaj, të gjithë jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera tani i përdorin atletet me kostum. Për mos thënë të tjera, të tjera…

 

Elvana Gjata: Me kollare me ngjyra nuk kam parë njeri akoma.

 

Kryeministri Edi Rama: Po se është pak më e sikletshme që t’u shkosh mirë ngjyrave. Po, gjithsesi, unë besoj që ti je akoma shumë e re dhe do kesh një jetë ku do ketë dhe të tjerë që do përpiqen të bëjnë këtë që unë bëj për herë të parë në jetë. Pse nuk jep intervista?

 

Elvana Gjata: Sepse duhet të ndjehem shumë mirë me atë që kam përballë. E kam shumë të rëndësishme që të ndihem shumë mirë dhe të flas sinqerisht se nuk më pëlqen që të flas, të them gjëra klishe. Të them gjëra të sforcuara. Kështu që, duhet të kem një energji shumë të mirë

 

Kryeministri Edi Rama: Si shkon, se unë të them të vërtetën tani, nuk e ndjek shumë skenën e kësaj lloj muzike. Jo vetëm në Shqipëri, por përgjithësisht. Nuk është kjo muzika që unë ndjek, si shkon sot?

 

Elvana Gjata: Unë jam gëzuar shumë në fakt kur kam marrë kompliment nga ju në albumin tim me Pirro Çakon që realizuam, albumin e parë akustik. U gëzova shumë që iu pëlqeu, vërtet!

 

Kryeministri Edi Rama:  Pirro është një shok shumë i vjetër. Është aq i vjetër, sa kur e kujtoj më duhet të përball edhe një ‘’shkarkesë’’ të lehtë elektrike që sa shumë i vjetër duhet të jem dhe vetë, po realisht më është bërë jashtëzakonisht qejfi atëherë kur ai bëri albumin dhe unë me atë rast, mesa duket të kam komplimentuar edhe ty, po për shkak të Pirros. E para se Pirro bëri albumin, e dyta, sepse falë teje albumi mori…. . Po përtej kësaj, si është situata sot në raport me publikun?

 

Elvana Gjata: Situata politike apo situata…?

 

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo situata jote në raport me publikun.

 

Elvana Gjata: Situata është shumë e mirë. Energjia është shumë e mirë. Janë ditë të mbushura me shumë emocione. Tirana po “zien” për shkak të koncertit të stadiumit dhe kjo gjë më ka dhënë një gëzim shumë të madh. Edhe mua, edhe familjes sime. Sidomos për ata, kur shikoj gëzim në sytë e tyre.

 

Kryeministri Edi Rama: Do na mbushet plot stadiumi, apo?!

 

Elvana Gjata: Shiko, kjo është hera e parë, duhet ta cekim që kjo është hera e parë që një artist shqiptar bën një koncert në stadium. Publiku shqiptar është i pamësuar akoma me këtë kulturë. Mendoj që si për herë të parë, 20 mijë veta do jetë “good start”.

 

Kryeministri Edi Rama: Unë mendoj që publiku shqiptar është i gatshëm të mbushi dhe stadiumet, por duhet ta kesh fuqinë ta tërheqësh publikun shqiptar në stadium.

 

Elvana Gjata: Duhet të jetë artisti vetë, duhet të jetë artisti aq i fortë sa ta mbushi plot stadiumin.

 

Kryeministri Edi Rama: Si ka qenë fëmijëria jote. Nga vjen ti? Cilët janë prindërit e tu? Sa ke dashur të bëhesh kjo që je? Sa të kanë ndihmuar?

 

Elvana Gjata: Unë kam lindur në Tiranë. Babai im ka qenë ushtarak, ndërsa mami im është infermiere. Punon ende. Kam dhe një motër të madhe. Quhet Migena Gjata, është soprano. Jeton dhe punon në Gjermani. Mami dhe babi, në fakt, për hir të së vërtetës, nuk kanë dashur në fillim që unë të këndoj, pavarësisht se kanë qenë koshient për talentin tim, por ata nuk kanë dashur sepse ishte një vajzë e madhe, Migena, që ishte këngëtare dhe ata më shikonin mua në një profesion tjetër, sepse sipas tyre të qenurit në një profesion tjetër ishte një e ardhme më e sigurtë për mua dhe kjo ishte mënyra e tyre për të qenë protektiv ndaj meje dhe për të mbrojtur, dhe në fakt, si të thuash mami nuk ka dashur në fillimet e mia. Unë kam filluar në “Pallatin e Pionierëve”. Kam shkuar aty, në fakt pa lejen e prindërve, kam shkuar, jam regjistruar, kam kënduar dhe natën e festivalit i kam thënë mamit dhe babit, eja më shikoni sepse unë këndoj sot!

 

Kryeministri Edi Rama: As nuk dinin gjë fare?

 

Elvana Gjata: Jo, nuk dinin gjë fare. Natyrisht që kisha pak ndihmën e xhaxhait tim se nuk e dija rrugën që të shkoja te ‘’Pallati i Pionierëve’’, edhe pse në atë kohë e kam pasur shtëpinë afër “Avni Rustemit” dhe xhaxhai më ka ndihmuar pak që të gjeja rrugën, se kam qenë shumë e vogël, 10 vjeç. Ishte një surprizë dhe mami, ishte midis një situate që ishte me nerva me mua, ishte pak me nerva, pak si shumë domethënë, por në të njëjtën kohë unë fitova çmim të tretë. Fitova një qyp si shpërblim.

 

Kryeministri Edi Rama: Po me motrën si i ke marrëdhëniet? Ka ndikuar motra, se motra është në muzikën serioze?

 

Elvana Gjata: Pse kjo që bëj unë s’është serioze?

 

Kryeministri Edi Rama: Kjo është pak….

 

Elvana Gjata: Pak si “tra la la’’?!

 

Kryeministri Edi Rama: Pak ‘’au-iu’’.

 

Elvana Gjata: Sapo u mërzita

 

Kryeministri Edi Rama: Sa ka ndikuar motra?

 

Elvana Gjata: Motra ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Motra ka qenë e para që ka thënë Ela, Elvana, se Ela më thërrasin në familje, ka shumë zë të bukur, ju lutem ta suportojmë.

 

Kryeministri Edi Rama: Sa më e madhe është motra?

 

Elvana Gjata: Motra është 4 vjet e gjysmë më e madhe. Më pas, ajo ka punuar me zërin tim. Në fakt, motra ime ka qenë e para që më ka ushqyer me muzikën. Ajo e kuptonte që unë nuk e preferoja shumë, se motra ime në atë kohë dëgjonte Mozart, Beethoven. Mua më pëlqente, por e kuptonte që doja diçka tjetër dhe filloi të më mësonte Frank Sinatra, Celine Dion, Mariah. E kuptonte që kisha potencial që mund t’i këndoja këngët dhe më ushqente me të tillë muzikë dhe sot qëndron gjithmonë në krahun tim. Pak më përpara kishim prova bashkë sepse është ‘’vocal training’’.

 

Kryeministri Edi Rama: Ajo në Gjermani është aktive në skenë apo mëson?

 

Elvana Gjata: Po, po absolutisht. Është aktive.

 

Kryeministri Edi Rama: Pra mëson të tjerët apo është edhe vetë?

 

Elvana Gjata: Po, i bën të dyja. Ka dhe një shkollën e saj.  Punon dhe në shfaqje të ndryshme. Shfaqjen e fundit e kishte ne Rock Stock dhe ishim bashkë.

 

Kryeministri Edi Rama: Punon në opera?

 

Elvana Gjata: Punon në shfaqje të ndryshme, por nuk është stabël në një opera se nuk i pëlqente stabël në një vend dhe udhëton në projekte të ndryshme.

 

Kryeministri Edi Rama: Po shumë mirë qenka. Atë dua ta ftoj unë në podcast. Vjen këtu në Shqipëri motra?

 

Elvana Gjata: Po, këtu në Shqipëri është. Ka ardhur sepse do këndoje bashkë me mua. Do këndojë bashkë me mua dhe do këndojë një këngë

 

Kryeministri Edi Rama: Ah, do këndoni bashkë?

 

Elvana Gjata: po, do këndojmë bashkë dhe do këndojmë një këngë, nuk e di a ke dëgjuar..

 

Kryeministri Edi Rama: Pse, futet dhe ajo në këtë ‘’au iun-n’’ tënd motra?

 

Elvana Gjata: Po, pak au –iu e bëra, por prapë është tek ajo e vetja. Është prapë tek ajo e vetja. Nuk e di a ke dëgjuar, ne kemi një këngë bashkë tek e cila dua të ndalem pak, sepse është vërtetë shumë e bukur. Quhet ‘’Vendi im’’. Këngën e ka kompozuar Pirro Çako, është pjesë e albumit tim të dytë akustik dhe vendosa që ta këndoj me Migenën sepse në momentin që ma ka treguar Pirro këngën në proces të punës, kam qarë, kam qarë shumë. Pirro e ka shkruar këtë këngë në Francë, Paris ka qenë dhe e ka pasur të pamundur të vinte…

 

Kryeministri Edi Rama: Mund të këndosh një pasazh këtu?

 

Elvana Gjata: Po, mund ta këndoj. Direkt tani, pa mbaruar historinë domethënë?

 

Kryeministri Edi Rama: Direkt që të kuptohet për ça po flasim. Pak.

 

(Elvana Gjata këndon)

 

Kryeministri Edi Rama: Pastaj?

 

Elvana Gjata: Po, kemi qenë në një dhomë duke punuar këngën dhe më tregon Pirro këtë fragment të këngës që e ka nisur ta punojë në Francë në vitin 1995 dhe në atë kohë e ka pasur të pamundur të kthehet në Shqipëri dhe kështu nisi ta shkruajë këngën sepse kishte shumë mall për vendin e tij dhe kisha në mendje, në momentin që dëgjoja këngën, kisha një miks ndjenjash. Më kujtohej motra kur unë e kam përcjellë në kohën kur motra është larguar sepse kemi qenë shumë të lidhura. Në të njëjtin moment më vijnë mendime rreth vendit tim se sa shumë mërzitem kur jam këtu dhe sa shumë e dua kur unë jam jashtë sepse udhëtoj shumë prej vitesh dhe u emocionova shumë dhe u preka, dhe më bëri që të ndiej vërtetë se sa shumë më bën dhe mua të qaj dhe të qesh ky vend.

 

Kryeministri Edi Rama: Migena kur futet në këngë, është si soprano?

 

Elvana Gjata: Absolutisht është soprano.

 

Kryeministri Edi Rama: Migenën ti nuk e imiton dot këtu?

 

Elvana Gjata: E imitoj, por do jem një kopje e shëmtuar. Po mund të vijë Migena këtu ta këndojë pjesën e saj.

 

(Elvana këndon)

 

Mirë, jo keq.

 

Kryeministri Edi Rama: Mirë, si kopje, kalueshëm.

 

Elvana Gjata: Jo, ajo është brilante.

 

Kryeministri Edi Rama: Kur përgatis podcastin me ekipin këtu, bëj edhe pak research dhe ndërkohë siç e sheh, ekipi është i gjithi rini edhe kërkuan që unë të bëj një pyetje që do donin ta bënin vetë por ngaqë ti je shumë VIP, kërkuan që ta bëj unë pyetjen.

 

Elvana Gjata: Me idenë që unë do përgjigjem?

 

Kryeministri Edi Rama: Me idenë që do përgjigjesh se s’ke ku shkon. Çfarë ha ti që je në superformë dhe që merresh me sport, merresh me joga, merresh me pilates. Këto i dinë këta që të ndjekin, por a ka ndonjë metodë të re që ta ndash me të gjithë ata që vuajnë  dhe që të jenë në të njëjtën formë si ti?

 

Elvana Gjata: Të të them barbunjat e babit tim, s’e them dot.

 

Kryeministri Edi Rama: Po thuaje..

 

Elvana Gjata: S’e di sa mund ta praktikojnë të gjithë në shtëpi. Se ky është sekreti im. Të ushqyerit nga babi. Babi më ndihmon dhe babi gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë kështu që ..

 

Kryeministri Edi Rama: Po 10 % çfarë është?

 

Elvana Gjata: Konsiston në pak peshk.

 

Kryeministri Edi Rama: Kurse mish të kuq, jo?

 

Elvana Gjata: Jo.

 

Kryeministri Edi Rama: Gjithë familja?

 

Elvana Gjata: Unë dhe babi. Mami bën përjashtime.

 

Kryeministri Edi Rama: Po në një farë mënyre, 19 vjet janë shumë dhe siç thonë, ti je prapë në nivelin e lartë të audiencës, të ndjekshmërisë, të pritshmërisë. Sipas teje pse? Pse nuk i ke ardhur akoma në majë të hundës publikut tënd ose ndjekësve të tu, fansave të tu? Çfarë bën ti që të jesh gjithmonë e mirëpritur ose që ata të kenë pritshmëri dhe të thonë, “po, duam akoma”?

 

Elvana Gjata: Tani, pse-në e vërtetë ndoshta mund ta dijë publiku. Unë di të them me siguri nga ana ime, që gjithmonë dua të sjell të renë. Dua të sjell gjithmonë një tingull të ri, dua të sjell një ngjyrë të re, një ndjesi të re. Ndoshta kjo më ka mbajtur..

 

Kryeministri Edi Rama: E saktë, por çfarë bën për këtë? Si është koha jote midis dy koncerteve po themi, një koncert sot, një koncert tjetër? Ose një album sot, një album tjetër pas një viti apo pas dy vjetësh dhe ndërkohë, kjo përpjekja për të qenë gjithmonë e re, gjithmonë e papritur, si e bën, me ça e ushqen? Sepse sportistët stërviten, unë nga eksperienca ime lexoj, studioj, takoj, dëgjoj njerëz, shoh ça bëjnë të tjerët, përpiqem të nxjerr konkluzione nga ndjekja e .. Për shembull unë ndjek edhe trajnerë futbolli, jo për të parë futboll, po për të parë si ata organizojnë skuadrën, si e motivojnë skuadrën etj. Ti ça bën?.

 

Elvana Gjata: Unë update-tohem shumë, ta themi kështu në vija trasha. Duke dëgjuar shumë muzikë të ndryshme, duke parë ..Mendoj që jam e lindur me një intuitë shumë të mirë, që kuptoj se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon; duke dëgjuar, duke ndjekur rregullisht të gjitha trendet, se çfarë ndodh në botë; duke bashkëpunuar me artistë të ndryshëm botërore, me ndihmon shumë të kuptoj shumë dhe nga botëkuptimet e tyre rreth muzikës; mendoj që unë kam një balancë shumë të mirë në muzikën time, në karrierën time dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Kam një balancë shumë të mirë sepse kam ditur gjithmonë që të krijoj muzikë dhe të  ushqej dhe brezin e ri, moshën time dhe një moshë më të madhe. Kam dashur gjithmonë të jem..

 

Kryeministri Edi Rama: Pse, veten ku e fut ti, mes brezit të ri dhe brezit të vjetër?

 

Elvana Gjata: Po, aty në mes jam unë. Unë jam mesi i artë. Dhe kjo më ka bërë që të kem ndjekës nga mosha 3 vjeç deri në 70 ose 80.

 

Kryeministri Edi Rama: Kë ke pasur 3-vjeçar?

 

Elvana Gjata: Po kam pasur për shembull, ka ardhur një grua, në fakt kur ra tërmeti ..Ra tërmet dhe zbrita poshtë se unë isha në shtëpi. Zbrita poshtë dhe u takova me atë rast me gjithë banorët e pallatit dhe ishte një grua e shqetësuar, po zbrisnim shkallët të dyja dhe ishte me një fëmijë 3 vjeç dhe tha: “Elvana një sekondë se fëmija im është fans i yti shumë i madh’’ dhe pashë që fëmija ishte 3 vjeç. Faleminderit- i thashë.  E mbajta fëmijën dhe zbrita poshtë me vrap.

 

Kryeministri Edi Rama: E konfirmoi fëmija që ishte fans?

 

Elvana Gjata: E konfirmoi.

 

Kryeministri Edi Rama: Si?

 

Elvana Gjata: Ndaloi së qari se po qante nga frika dhe më pa në sy dhe ndaloi.

 

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka ndonjë mundësi për shembull që  duke qenë natë dhe ti dujke qenë me flokë të shpupurisura ta kesh trembur dhe ai të jetë bukosur?

 

Elvana Gjata: Mund të ketë qene dhe kjo.

 

Kryeministri Edi Rama: Cilët janë po themi, ndoshta fjala idhull mund të mos shkojë, por cilët janë idhujt e tu?

 

Elvana Gjata: Më pëlqen shumë pa diskutim John Legend, më pëlqen Beyonce, është momentalisht performuesja më e mirë në botë. Më pëlqen Adele shumë.

 

Kryeministri Edi Rama: Po nga këta të brezit tim? Domethënë ndonjë nga ata që pëlqejmë ne, pak më të tërhequr.

 

Elvana Gjata:  Unë nuk di kë pëlqeni ju. Po ta di, do ta them. Mos kemi ndonjë të përbashkët.

 

Kryeministri Edi Rama: Sepse përmende Frank Sinatrën për shembull.

 

Elvana Gjata: Po, Frank Sinatra po. E kam kënduar shumë.

 

Kryeministri Edi Rama: Çfarë ke kënduar nga Frank Sinatra?

 

Elvana Gjata: ‘’My ëay’’

 

Kryeministri Edi Rama: Mund ta këndosh pak fare se është kënga ime, është një nga 5 këngët e mia të preferuara.

 

Elvana Gjata: Vërtetë?

 

Kryeministri Edi Rama: Madje po të ishte për të thënë e sata nga të pesta, sipas momenteve, mund të jetë edhe e para, kështu që mund ta këndosh pak?

 

Elvana Gjata: Po që të emocionohesh, dua ta këndoj komplet.

 

Kryeministri Edi Rama: Jo komplet se kemi muhabet për të bërë. Pak fare mund ta këndosh?

 

Elvana Gjata: Mund ta marr pak telefonin me ca lyrics që ta këndoj tamam që ta qaj, që të mos merresh ti pastaj, jo e the këtë gabim, e the ..

 

Kryeministri Edi Rama: Patjetër.

 

Ndërkohë sa të bëhet gati se mbase e këndojmë në mbyllje ‘’My ëay”’. Kështu që në mbyllje dhe e këndon të gjithë mbase, po ndërkohë ti edhe mesa më thonë, prapë, je e njohur edhe për një pjesë tjetër, për pushimet, për daljet në det etj. Ku e  ke vendin e preferuar për pushime?

 

Elvana Gjata: Unë jam e njohur për pushime? Unë jam njeriu që bëj më pak pushime.

 

Kryeministri Edi Rama: Kështu më thonë, që sa ia di ajo pushimeve. Ti mund të bësh edhe pak pushime, por nami ka dalë që ia di pushimeve. Cili është vendi yt i preferuar për pushime? Meqë jemi në prag të sezonit.

 

Elvana Gjata: Po në Shqipëri është jugu, më pëlqen. Më pëlqen qartësia e ujit Jon. Joni më pëlqen.

 

Kryeministri Edi Rama: Ekzakt, ku?

 

Elvana Gjata: Dhërmiu më pëlqen

 

Kryeministri Edi Rama: E ndajmë këtë bashkë, paskemi edhe një gjë tjetër të përbashkët. Po në fundjavë çfarë bën, punon?

 

Elvana Gjata: Punoj, në punë jam sot. Sot është e dielë, kjo nuk është punë, por mbasi të dal nga këtu do punoj sepse kemi prova, kemi koncertin në stadium.Besoj se për këtë më ka dalë më shumë nami sesa për pushimet, qe jam një artiste që punoj shumë shumë.

 

Kryeministri Edi Rama: Po stërvitje fizikë bën në funksion të të qenit në skenë? Për shembull Ermonela më ka treguar që bën shumë stërvitje. Edhe madje, jo vetëm stërvitjen po themi e përgjithshme fizike që mund të bëjnë njerëzit të gjithë, muskujt barku, etj, por bën dhe stërvitje të posaçme për disa muskuj të brendshëm që i shërbejnë për zërin. Bën boks e ku di unë, ato historitë e saj. Po ti bën stërvitje për të qenë në formë gjatë gjithë kohës apo vetëm joga, Pilates.

 

Elvana Gjata: Po, absolutisht. I kam praktikuar patjetër edhe jogën dhe Pilates.

 

Kryeministri Edi Rama: Pra, përtej te qenit në formë si çdo njeri që është mirë të stërvitet për të qenë në formë, bën një stërvitje speciale për të mbajtur në formë?

 

Elvana Gata: Stërvitje normale 1 orë e gjysmë në ditë.

 

Kryeministri Edi Rama: E bën një orë e gjysmë në ditë? Një orë e gjysmë në ditë stërviten sportistët.

 

Elvana Gjata: Po po, 5 herë në javë absolutisht.

 

Kryeministri Edi Rama: 5 herë në javë 1 orë e gjysmë?

 

Elvana Gjata: Po

 

Kryeministri Edi Rama: Bën vrap apo streching?

 

Elvana Gjata: Ushtrime të ndryshme?

 

Kryeministri Edi Rama: Palestër? Jo vrap

 

Elvana Gjata: Palestër. Në fakt ka qenë një periudhë që kam bërë vrap një herë në javë nga liqeni dhe e shijoja shumë. Pastaj ka qenë një periudhë që kam ecur shumë nga liqeni çdo ditë me babin sepse babi u diagnostikua me një sëmundje zemre dhe shkuam në Gjermani. Doktori në Gjermani i tha që duhet të ecësh 10 kilometra në ditë. Babi e kishte pak të vështirë dhe unë kam punuar dy muaj me babin që t’ia si të thuash t’ia vë në qejf këtë gjë dhe kemi ecur dy muaj nga liqeni çdo ditë 10 km.

 

Kryeministri Edi Rama:  I bëri mirë?

 

Elvana Gjata: I bëri jashtëzakonisht mirë.

 

Kryeministri Edi Rama: Po e vazhdon?

 

Elvana Gjata: Po, tani e vazhdon vetë.

 

Kryeministri Edi Rama : Ti sa e mësove babin dhe e le ta vazhdojë vetë.

 

Elvana Gjata: Po

 

Kryeministri Edi Rama: Po në këtë, se unë kam dëshirë gjithmonë të pyes pastaj, se sa njerëzit përgjigjen është liria e tyre. Në këtë rrugë ke pasur me siguri dhe momente kur je ndierë keq, kur je ndierë e tradhtuar ose e zhgënjyer nga njerëz. Ose je ndjerë që në momente të caktuara nuk ke bërë më të mirën tënde. Ke pasur shumë momente të tilla?

 

Elvana Gjata: Kam pasur. Nuk jam ndjerë ndonjëherë e tradhtuar, por e hedhur poshtë, po ka patur një moment.

 

Kryeministri Edi Rama: E tradhtuar në sensin që si e lënë vetëm, si pa atë mbështetjen e duhur në një moment të caktuar ose nga bashkëpunëtorët, ose nga njerëzit rreth e rrotull, ose dhe vetë nga vetja shpeshherë njeriu mund të jetë i tradhtuar dhe nga vetja, që si s’ia dola këtu ose gabova këtu ose si dështova këtu në këtë pikë. Ke pasur të tilla shumë?

 

Elvana Gjata: Jo, nuk kam pasur shumë.

 

Kryeministri Edi Rama: Por pak ke pasur.

 

Elvana Gjata: Lavdi Zotit, por pak kam pasur

 

Kryeministri Edi Rama: Ka patur një moment që ke thënë “Time to stop it”.

 

Elvana Gjata: Po, kam pasur. Në fakt kjo është shumë interesante sepse gjithmonë kam dashur ta prek këtë pjesë. Ka pasur momente që jam ndierë kaq e lodhur dhe e mërzitur dhe e rënë, nuk gjeja më forcën, por është e çuditshme që pikërisht në atë moment i kam thënë vetes: në asnjë mënyrë. Çohu në këmbë dhe do vazhdosh përpara. Dhe kjo që them është shumë e sinqertë.

 

Kryeministri Edi Rama: The një gjë shumë të bukur pak më parë që besoj është tipike për të gjithë, por disa mbase nuk e kuptojnë këtë gjë ose të tjerë nuk e shprehin në këtë formë, por besoj është tipike që raporti ynë me Shqipërinë, është një raport që kur jemi këtu kemi gjithmonë ndjesinë që diku tjetër është më mirë. Kur jemi atje kemi gjithmonë ndjesinë që “jo, është më mirë”.

 

Elvana Gjata: Është e vërtetë. Është njerëzore, por ne shqiptarët e kemi pak më të theksuar.

 

Kryeministri Edi Rama : E kemi më të theksuar për arsyen se jemi në një fazë që këtu nuk i kemi të gjitha ato që janë atje, mirëpo atje nuk janë absolutisht të gjitha ato qe janë këtu. Si je pajtuar me këtë ekuilibër apo thjeshtë duke pasur mundësinë që të jesh dhe këtu dhe atje. Ke pasur ndonjëherë atë tundimin që të ikësh dhe të mos ta kesh këtu bazën?

 

Elvana Gjata: Kur kam qenë 21 vjeç po. Nuk kam pasur tundimin në fakt, por në atë kohë motra ime ishte në Gjermani dhe kishte parë një shkollë Musical që unë mund të shkoja dhe të vazhdoja atje dhe të ndërtoja një të ardhme jashtë. Mendoj që unë në atë moshë kisha kuptuar që isha, se rasti im është dhe i veçantë sepse unë kam pasur një jetë shumë të bukur falë këtij populli, falë këtij publiku. E kam ndërtuar jetën time në mënyrë shumë të bukur dhe mendoj që në atë moshë unë e kam ndjerë mirënjohjen që kisha për këtë vend dhe për këta njerëz dhe do vazhdoj jetën aty. Si në lidhje me muzikën si dhe jetën time këtu.

 

Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?

 

Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki.

 

Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?

 

Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua

 

Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?

 

Elvana Gjata: Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana.

 

Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?

 

Elvana Gjata: Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj?

 

Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?

 

Elvana Gjata: Kjo dihet, është dhe kjo, por jam mësuar me këtë. Gjërat që më mërzisin kanë të bëjmë me mentalitetin mendoj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin.

 

Kryeministri Edi Rama: Mendoj që duhet ta rishikosh këtë bindje sepse unë kam një bindje që shqiptarët janë shumë, po shumë më të emancipuar sesa i tregojnë ose i mendojmë në sensin që tek tjetri e pranojnë tjetrin, mund të jetë një pjesë që janë konservatorë brenda për brenda shtëpisë me vajzën e tyre po themi ose me gruan e tyre, por tek tjetri, tek tjetra nuk mendojnë shqiptarët kanë një problem të pranimit të lirisë së tjetrit. Ajo që e bën të ngatërruar shpesh ose gjithmonë është ajo e shqiptarëve që kanë zë. Atyre që kanë mikrofon, atyre që kanë një penë në dorë, që shkruajnë ose atyre që shprehen në rrjete sociale që mund të krijojnë idenë sikur ashtu është e gjithë shoqëria, por nuk është e vërtetë. Çuditërisht, ata që janë si më gjoja “intelektualë”, shpeshherë janë dhe më problematikët, në raport me këtë. Janë dhe abuzuesit më të mëdhenj me tjetrin, janë paragjykuesit më të mëdhenj, janë akuzues dhe fabrikues që i ngjeshin tjetrit gjëra që as nuk i kanë shkuar nëpër mend. Por në nivelin e shoqërisë nuk mendoj se duhet ta kesh këtë shqetësim se shoqëria është shumë pranuese. Nuk e kanë shqiptarët këtë problem. Gjithmonë kam besuar që shqiptarët nuk e kanë këtë problem, janë shumë më pranues.

 

Elvana Gjata: Eksperienca ime si artiste në fakt më ka bërë që të kuptoj, jo totalisht këtë që thua, se paragjykimi ekziston gjithë kohën.

 

Kryeministri Edi Rama: Çfarë paragjykimi thonë për ty për shembull?

 

Elvana Gjata: Jo për mua si Elvanë, flas në përgjithësi. Artistet femra janë më kollaj të paragjykuara.

 

Kryeministri Edi Rama: Po nga nisesh? Nisesh nga ca hajvanë që shkruajnë në Facebook. Ata janë në hall. Janë në hall shumë të madh ata njerëz që shkruajnë në Facebook edhe merren me nxjerrjen  e mllefeve ndaj të tjerëve dhe ndaj vajzave apo ndaj artistëve. Janë në hall të madh. Gjyshja ime thoshte “inati është e zeza e atij që e ka, gjynah” thoshte. Kështu që nuk janë ata, nuk është ajo shoqëria. Fakti që ti mbush një stadium, uroj ta mbushesh, por do ta mbushesh besoj me 20 mijë vetë është boll tregues. Nuk kanë asnjë problem. Mendoj unë!

 

Po momenti më i bukur atëherë meqë momenti më i keq, çfarë nuk të pëlqen? Me këtë çfarë nuk të pëlqen nga Shqipëria nuk ma mbushe mendjen dhe më vjen mirë që s’ma mbushe dot mendjen se do të thotë që s’ka asnjë gjë thelbësisht problematikë për të mos pëlqyer. Por çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?

 

Elvana Gjata: Po në rastin e stadiumit për shembull…

 

Kryeministri Rama: Stadiumi është kryevepër.

 

Elvana Gjata: Stadiumi është vërtetë kryevepër dhe ajo që unë kam krenari është që me kolegët e mi të huaj, jam shumë e gëzuar që ka ardhur dita të them që po bëj koncert në stadium në Shqipëri. Përveçse i kemi ndjekur nga ekrani koncertet e artistëve të mëdhenj, përveç se i kam ndjekur live në stadiume dhe i shikoja e më mbushej shpirti dhe mendoja që do ta bëj dhe unë këtë gjë. Erdhi kjo ditë që unë do të kem një koncert në stadium në Shqipëri e kjo është e jashtëzakonshme.

 

Kryeministri Rama: Unë jam i bindur që do hapësh një rrugë dhe për të tjerë dhe kjo është një gjë shumë e mirë edhe për vetë stadiumin.

 

Elvana Gjata: Është dhe shumë sfiduese.

 

Kryeministri Rama: Edhe një gjë tjetër. Kur kemi bërë finalen e Konferencë Ligës, këta që ishin këtu nga UEFA, ishin shumë, se ata nuk e di sa ndeshje kanë parë, ishin të çuditur nga akustika se thonin ka një akustikë të çuditshme sepse nuk është zhurma si për 20 mijë veta. Në fakt, projektuesit italianë për akustikën kanë marrë një grup teknikësh që punojnë me teatro e me opera dhe akustika e stadiumit tonë është e tillë që, kur 20 mijë veta bërtasin fortë, zhurma që bëhet është e barabartë me zhurmën që bëhet në një stadium me 60 mijë vetë dhe në këtë aspekt është një vend, sepse ata thonin që do duhet dhe për koncerte. Unë gjithmonë kisha këtë pyetje me veten që kur do vijë dita që stadiumi të përdoret për koncerte sepse faktikisht jemi të varfër në traditë në këtë drejtim dhe kjo është gjë e mirë që po ndodh me artistët shqiptar.

 

Elvana Gjata: Është e vërtetë, por është edhe sfiduese se ka dhe risqet e veta. Sfidat më pëlqejnë mua dhe i fitoj gjithmonë.

 

Kryeministri Rama: Po risqet janë të tuat, është halli jot, mbaje vetë tani. Boll kemi hallet tona.

 

Elvana Gjata:Një gjë që është e sigurt, ata që do ta bëjnë më pas do ta kenë më të mirë situatën.

 

Kryeministri Rama: Më tha presidenti i Federatës kur ishim në ndeshjen me Moldavinë sikur Noizy do kishte një koncert më mbrapa më duket?

 

Elvana Gjata: Po, në 4 gusht.

 

Kryeministri Rama: Edhe ai ka për ta mbushur se edhe ai është një lloj bishe e një forme tjetër. Kështu që pa diskutim do ta mbushi.

 

Elvana Gjata: Kjo do të thotë që unë jam një bishë e një forme tjetër?

 

Kryeministri Rama: Po, të gjithë kemi kafshët tona të ngjashme.

 

Elvana Gjata: Është e vërtetë, kështu që gëzohem shumë edhe aty do këndoj te koncerti Noizyt. Edhe ai do vijë te koncerti im si i ftuar.

 

Kryeministri Rama: Sa të ftuar do kesh?

 

Elvana Gjata: Miqtë e mi gjatë karrierës, diku 8.

 

Kryeministri Rama: Do jetë i gjatë koncerti?

 

Elvana Gjata: Do jetë 2 orë. Shiko, kjo muzika ime au iu është…

 

Kryeministri Rama: Po nuk është e jotja kjo, se është e gjithë planetit.

 

Elvana Gjata: Këtë au iun që kam zgjedhur unë të bëj..

 

Kryeministri Rama: Shiko, që të jemi shumë të qartë se nuk dua të krijoj keqkuptime për ty dhe për ata që na ndjekin. Unë jam shumë i hapur madje unë jam shumë i dhënë pas muzikës së romëve, më pëlqen shumë tallavaja. Kjo që është midis tallavasë dhe muzikës serioze, më pëlqen shumë edhe kjo.

 

Elvana Gjata: Kjo au iu quhet pop.

 

Kryeministri Rama: Më pëlqejnë, por pranoj injorancën time, nuk jam i përditësuar

 

Elvana Gjata: Pra je më shumë ekstremist. Ose tallava ose Frank Sinatra.

 

Kryeministri Rama: Jo, jo. Mbase dhe kjo, por jam injorant më shumë se sa ekstremist, domethënë kam një njohje të kufizuar për botën e muzikës.

 

Elvana Gjata: Mund të cek diçka se ma thonë dhe me shaka këtë pjesën. Siç po bëjmë shaka bashkë me këtë pjesën e muzikës “au iu”.

 

Kryeministri Edi Rama: Jo unë s’po bëj shaka. Ka një gjë, që unë e di dhe si të thuash e shijoj shumë, kur arti bashkëkohor nuk plaket kurrë sepse zakonisht arti bashkëkohor ose gjëja që bëjmë sot, pas një periudhe të caktuar plaket dhe një dhe shumë nga prodhimi i të gjitha kohërave, mbetet prodhimi i asaj kohe. Ka një prodhim specifik në të gjitha zhanret, në të gjitha fushat që nuk ka kurrë moshë. Për shembull, unë mendoj që Freddie Mercury dhe Queens nuk kanë moshë në disa nga këngët  e tyre. Apo jo? Kështu që në prodhimin dhe në prodhimin e asaj që me shaka patjetër, që në këtë rast është më pak se gjysma e të vërtetës që unë e quajta “au iu”, ka këngë, ka perla që nuk kanë moshë dhe i përkasin një thesari që nis që nga nota e parë muzikore në histori.

 

Elvana Gjata: Një gjë që është shumë e vërtetë, është kjo muzikë që unë bëj, që është serioze nuk diskutohet se për sa kohë muzika që unë bëj shëron plagë njerëzish, gëzon njerëz, flas plagë, jo fizike se do kisha bërë magji pastaj, plagë në shpirt.

 

Kryeministri Rama: Si ai rasti i atij djalit të vogël.

 

Elvana Gjata: Unë ndihem shumë krenare, njerëz që më shkruajnë që muzika jote ka ndryshuar jetën time. Unë ndihem shumë krenare për këtë gjë. Ti mund ta quash au iu, pop, etj

 

Kryeministri Rama: Jo të lutem. Unë nuk e quaj popin “au iu”. Au iu-n nuk e quaj gjithmonë pop. Janë dy gjëra të ndryshme.

 

Elvana Gjata: Unë në fakt i kam bërë të gjitha. Kam prekur shumë sfera të muzikës. Kam prekur rokun, baladën, që e dua shumë. Është ndër ato që hyn tek më të veçantat.

 

Kryeministri Rama: Të të pyes pak, tani që po shkojmë drejt fundit sepse është me shumë rëndësi që vajzat e vogla edhe djemtë e vegjël, por vajzat e vogla, që të shikojnë ty dhe gjithë po themi yjet e popit që janë në skenë në Shqipëri apo në botë nuk ka rëndësi, por që kanë një lidhje, të kuptojnë që jeta është diçka shumë më tjetër se sa ajo që mund të perceptohet nga Elvana në skenë, kur është me drita e me kostume, Elvana në instagram, Elvana këtu që flet sepse ka dhe shumë pjesë të tjera personale që janë personale, nuk duken dhe që kanë të bëjnë me atë që the, me vështirësitë e mëdha, me momentet kur të del një mur përpara dhe ose ti, ose muri. Çfarë do i thoje ti një vajze të vogël që është si ti kur ishte 15 vjeç, por ndryshe nga ti kur ishe atëherë, është komplet e lidhur me atë pasqyrën e iluzioneve të instagramit, rrjeteve sociale dhe që mendon se ajo është gjithçka, pra Elvana që ajo sheh është gjithçka.

 

Elvana Gjata: Të mos kenë frikë nga asgjë e të guxojnë. Të mos kenë frikë të dështojnë. Të mos dëgjojnë asnjë njeri që paragjykon e që tenton të të hedhe poshtë, por të dëgjojnë vetëm atë që kanë brenda zemrës së tyre dhe të vazhdojnë përpara. Unë mendoj që është një gjë që nuk të hedh poshtë asnjëherë në jetë, ajo është puna. Të punojnë pa u ndalur sepse askush tjetër nuk do t’i mbajë lart siç i mban puna. Çdokush tjetër mund të të hedhë poshtë, vetëm puna nuk të hedh asnjëherë poshtë.

 

Kryeministri Rama: Shumë faleminderit për këtë sepse ishte vërtetë e nevojshme kjo fjalë dhe shpresoj që të dëgjohet. Ndërkohë, unë jam duke kërkuar diçka këtu. Nuk isha i përgatitur për këtë, por më vjen shumë mirë që dolëm këtu dhe përpara se sa të kaloj ty radhën.

 

(Elvana këndon “My ëay” të Frank Sinatras)

 

Shumë faleminderit Elvana!

 

Ishte kënaqësi dhe mbi të gjitha ishte vlerë e shtuar që ti je një person me humor e me shumë burim gazmendi, kështu që të falenderoj.

 

Uroj shumë dhe jam i bindur që ne sot jemi para koncertit, por njëkohësisht kush na dëgjon e na sheh, na sheh pas koncertit, dhe as nuk e diskutoj që koncerti do të jetë një sukses dhe mund ta themi me plot gojën që ishte një sukses për ata që na ndjekin sot.

 

Kjo ishte Elvana Gjata “in her way” dhe besoj që ia vlejti pak “au iu”, ndërkohë që së bashku mirë u pafshim edhe në emër të Elvanës.

 

Elvana Gjata: Ju faleminderit shumë!