Një kuti me 15 qershi japoneze u shit në ankandin e parë të sezonit për 500 000 jen, ekuivalente me 3 200 euro, në prefekturën veriore të Aomorit, një shenjë e favorshme për fermerët vendas, megjithëse më e ulët se çmimi i paguar në 2022.

 

 

Qershitë në formën e zemrës (Juno) janë të njohura për përmasat më të mëdha dhe për të përmbushur standardet ato duhet të kenë më shumë se 2.8 centimetra në diametër dhe të kenë një përmbajtje sheqeri prej 20 gradë.

 

 

Ankandi, arriti një çmim prej mbi 33 000 jen, gati 212 euro për qershi, nga 255 që ishte vitin e kaluar.

 

Qershitë e quajtura ”Aomori Heart Beat”, përdoren si një dhuratë e çmuar falë pamjes së tyre në formë zemre dhe aromës së konsideruar të paarritshme.

 

Fituesi i ankandit është pronari i një dyqani të ëmbëlsirave lokale, i cili do t’i përdorë ato për ëmbëlsira që variojnë nga 1500 deri në 8000 jen (rreth 10-50 euro), të cilit duket se nuk i interesojnë marzhet e fitimit, sipas mediave lokale.