Pas zgjedhjes si President i Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare, Ilir Meta mblodhi sot Kryesinë e kësaj partie.

Meta shprehu falënderime për të gjithë pjesëmarrësit në Konventë, ndërsa tha se, programi i PL është një program që ndihmon shqiptarët.

Në fjalën e tij, Meta, tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

Meta njoftoi gjithashtu se, nesër do mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

“Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë. Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha Meta.

Partia e Lirisë do të mbledhë nesër, në ora 18:00, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, për të nisur zbatimin e menjëhershëm të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare.

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë.

Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK). Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet). Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK). Bedri Merhori (Anëtar i KDK). Besnik Jakaj (Anëtar i KDK). Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz). Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë). Brunilda Salaj (Anëtare e KDK). Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec). Denis Hidri (Anëtar i KDK).

Gjithashtu, Kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste. Brunilda Haxhiu – Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji. Anxhela Shenaj – Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste. Bedri Merhori – Anëtar i KDK – ekspert i sigurisë./ata