Polici që qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahelin në Francë, i ka kërkuar falje familjes së adoleshentit teksa ndodhej në paraburgim. Këtë e ka bërë me dije avokati i tij Laurent Liénard për mediat e huaja.

 

“Fjalët e para që ai tha ishin për të thënë falje dhe fjalët e fundit që tha ishin për t’i kërkuar falje familjes,” tha Laurent Liénard.

 

Në Francë është nata e tretë e dhunës pas vrasjes së 17-Vjeçarit Nahel nga efektivi i policisë. Djali 17-vjeçar i cili drejtonte një Mercedes pa patentë nuk është ndalur sipas kërkesës së dy efektivëve. Polici që qëlloi Nahelin i ka kërkuar falje familjes dhe avokati i tij thotë se është “i shkatërruar”.