Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça dolën në një konferencë për të treguar sasinë e madhe të armatimit që u konfiskua të premten në Zveçan në një veturë me targa nga Beogradi.
Ata thonë se u parandalua një sulm terrorist ndaj qytetarëve të Kosovës.
Hoxha tha se strukturat ilegale kanë deponuar sasi të mëdha të armëve në Zveçan që të njëjtat të përdoren në sulme terroriste.
Disa prej tyre janë konfiskuar, por drejtori i PK-së ka thënë se numri i armatimeve që janë futur në Zveçan nga Serbia është më i madh.
Çfarë u konfiskua në Zveçan të premten në mbrëmje?
Vetura A6
9 zolla
2 lansues
2 osa
1 predh e minahadhësit
21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj
20 predha të tromblonit
2 mbushës të barutit
10 armë të gjata automatike
1 revole
1 shurdhues të armëve
51 karikatorë të armëve të gjata
5 karikatorë të armëve të shkurtëra
5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm
18 koktej molotovi
17 mjete piroteknike
14 mjete tymosëse
5 thika ushtarake
11 jelekë antiplumb dhe taktik
9 unifroma ushtarake
1 dylbi
Maska kundër helmimit nga gazi
1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve
Telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve.